Dhuna ndaj Edit, Prokuroria e Tiranës kërkon ‘arrest me burg’ për këngëtarin Jozefin Marku
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për këngëtarin Jozefin Marku, i arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi. Ai u ndalua nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen e dhunshme ndaj Kuçit. Marku dyshohet për disa vepra penale, ndërsa Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka qenë personi që drejtonte automjetin tip ‘Land Rover’ të përdorur gjatë ngjarjes. Ndaj Jozefin Markut rëndon akuza për ‘Heqjen e paligjshme të lirisë’, ndërsa 4 akuzat e tjera janë në verifikim e sipër. Ndaj të arrestuarit tjetër Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, rëndon edhe akuza për ‘Përkrahjen e autorit të krimit’ dhe ‘Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave...
Burimi:
syri.net