Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditor për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, të arrestuar pas dhunimit të kamarierit 18-vjeçar në Mal të Robit, Golem. Sipas akuzës, i riu u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje”. Pas vendimit të gjykatës, avokati i tyre,Altin Sinella, kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm. “U la me afat 45-ditor për t’u analizuar ekspertiza mjeko-ligjore, që në fakt është farsë, është e stisur. Janë dëmtime të lehta sipërfaqësore, por për të motivuar arrestin u akuzuan për plagosje të rëndë. Është një rrahje e rëndomtë. Një sherr mes të rinjsh”, deklaroi avokati. Në deklaratën...
Burimi:
javanews.al