Dhuna e Ramës ndaj rinisë/ Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e sotme, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës. Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore. SPUSH bën me dije se ka qenë në mbështetje të studentëve që prej nisjes së protestës, ndërsa thekson se po e ndjek me shqetësim të madh mënyrën se si po menaxhohet situata nga autoritetet. Përmes thirrjes për marshimin e solidaritetit, sindikata synon të shprehë mbështetjen për studentët protestues dhe të kundërshtojë veprimet e policisë ndaj tyre. Ndërkohë, një...
Burimi:
syri.net