Dhoma e Tregtisë Tiranë: Asnjë përplasje politike nuk justifikon vandalizmin ndaj biznesit

Dhoma e Tregtisë Tiranë: Asnjë përplasje politike nuk justifikon vandalizmin ndaj biznesit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, nëpërmjet një deklarate zyrtare të nënshkruar nga Kryetari i saj, Nikolin Jaka, dhe shoqatat e biznesit, ka shprehur shqetësimin e thellë për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet, duke përfshirë sulmet ndaj institucioneve, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të sipërmarrjes. Në reagimin e saj, Dhoma e Tregtisë rithekson mbështetjen për të drejtat demokratike, duke vënë nënvizuar se “e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore e çdo qytetari dhe një vlerë e patjetërsueshme e shoqërisë demokratike”. Megjithatë, Dhoma qartëson kufirin ligjor dhe etik të këtij ushtrimi, duke deklaruar se “asnjë kauzë, pakënaqësi apo përplasje politike nuk justifikon dhunën, zjarrvënien, vandalizmin dhe cenimin e sigurisë së qytetarëve”....