Dhoma e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit, apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet. Në një deklaratë të përbashkët, ato theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet dhe garantohet, ndërsa dënojnë dhunën, zjarrvënien, vandalizmin dhe shkatërrimin e pronës. Deklarata e plotë E drejta për të protestuar duhet respektuar. Dhuna dhe shkatërrimi i pronës janë të papranueshme. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me shoqatat e biznesit si: Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar/KASH, Manifaktura Shqiptare, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit/IPQ, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Shoqata e Grave Profesioniste...
Burimi:
kohajone.com