Dhoma e Avokatisë ndërpret bojkotin, nga e hëna rinisin gjyqet pas padisë për gjobën 250 milionë lekë
Dhoma e Avokatisë ka vendosur të ndërpresë bojkotin e seancave gjyqësore, ndërsa paralajmëron ndjekjen e çështjes në rrugë ligjore ndaj Gjykatës së Posaçme (GJKKO), për gjobat e vendosura ndaj avokatëve gjatë periudhës së bojkotit. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili deklaroi se Këshilli Kombëtar i Avokatisë ka vendosur pezullimin e bojkotit, pas marrjes në dispozicion të vendimit të Gjykatës së Apelit. Haxhia bëri të ditur se Dhoma e Avokatisë do të ndjekë rrugën gjyqësore për kundërshtimin e gjobave, të cilat, sipas tij, arrijnë në 250 milionë lekë dhe janë vendosur nga GJKKO gjatë periudhës së bojkotit, që nisi më 8 shtator. “Duhet ta godasim në rrugë gjyqësore. Sot na u vu në dispozicion vendimi i Gjykatës...
Burimi:
ntv.al