Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhimitraq Xhambazi: Puna e Silvinjos do të matet në fund të eliminatoreve, në Superiore duhet të ndryshojë formula e…
Kombëtarja mori dy pikë në dy ndeshjet e fundit të qershorit, duke mos konkretizuar objektivin e saj për dy fitore në këto dy takime, ose të paktën 4 pikë. Pra skuadra nuk ia doli këtë muaj të jetë brenda pritshmërive të saj në eliminatoret e grupit K, për finalet e Botërorit 2026. Me Serbinë barazuam 0-0 në Tiranë, kurse në transfertën me Letoninë barazuam 1-1. Trajneri Silvinjo u vu nën presion për rezultatet, megjithëse ai u përpoq të justifikojë veten dhe ekipin. Shumë specialistë mendojnë se Silvinjo nuk ka çfarë t’i japë më Kombëtares dhe duhet të largohet, por të tjerë mendojnë se tekniku brazilian është sërish brenda objektivave dhe duhet ta përfundojë fazën eliminatore për të bërë llogaritë nëse e bëri mirë ose keq...