Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner vizitë në Shqipëri më 17 Maj, mban fjalim në Tiranë
👁4188
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të vizitojë Tiranën më 17 Maj. Ai pritet të mbajë edhe një fjalim gjatë vizitës së tij, sipas axhendës së programit “Invest in a connected Europe”. Kushner do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Fjalimi është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit. Fjalimi i tij do të pasohet nga fjala e kryeministrit Edi Rama. Tirana pret liderët europianë për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 dhe 17 Maj. Program-FII-PRIORITY-Europe-5.12 Top Channel