Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhëmbët tanë kanë evoluar nga ‘koraca’ e peshqve të lashtë rreth 460 milionë vjet më parë
👁11443
Dhëmbët tanë të ndjeshëm e kanë origjinën nga "koraca" e jashtme e peshqve të zhdukur që kanë jetuar 465 milionë vjet më parë, thonë shkencëtarët. Në një studim të ri, studiuesit treguan se indi ndijor i zbuluar në ekzoskeletin e peshqve të lashtë është i lidhur me të njëjtin “mjet gjenetik” që krijon dhëmbët tek njerëzit. “Kjo na tregon se ‘dhëmbët’ mund të jenë gjithashtu ndijorë edhe kur nuk ndodhen në gojë,” tha në një deklaratë bashkautorja e studimit, Yara Haridy, paleontologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos. Haridy dhe kolegët e saj publikuan gjetjet e tyre të mërkurën...