Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Devolli në zjarr! Flakët përparojnë drejt kufirit me Greqinë, zjarrfikësit dhe policia në alarm
Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi të ulët dhe kullota. Zjarri fillimisht ka rënë në afërsi të fshatit Vërnik, duke rrezikuar e banesat e këtij fshati dhe vetëm ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve. Me vonë, të favorizuar edhe nga temperaturat e larta, zjarri është përhapur në një sipërfaqe që shkon në disa hektarë duke rrezikuar të përhapet edhe më tej, pasi terreni i thyer malor e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës....