Deti kthehet në skenë tragjedie/ Dy anije përplasen, 10 persona rezultojnë të humbur
Një aksident i rëndë detar është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë brigjeve të Stambollit, ku dy anije tregtare me flamur turk janë përplasur. Ngjarja ndodhi rreth 28 kilometra në jug të Silivrisë. Sipas autoriteteve turke, në një prej anijeve ndodheshin pjesëtarë të ekuipazhit me të cilët nuk është arritur të vendoset kontakt. 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të humbur, ndërsa menjëherë pas përplasjes janë aktivizuar operacionet e kërkim-shpëtimit. Në zonë janë dërguar anije dhe helikopterë të Rojës Bregdetare turke, të cilët po vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Dy anijet, Alsu dhe Tugberk Imamoglu, po kryenin itinerare të ndryshme tregtare. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme të dukshme në njërën prej anijeve, ndërsa...
Burimi:
ntv.al