DETAJET – Tre personat e arrestuar nga policia në Lezhë, dyshohen si autorë të paktën të 3 vrasjeve…
Tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie.Tre të arrestuarit janë shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) drejt ambienteve të gjykatës. Ata u arrestuan pak ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat, i cili u parandalua nga Policia e Lezhës.Ata dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit. Grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se ata janë vrasës me pagesë. Ata dyshohen se kanë ekzekutuar Artan Myrtajn në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë....
Burimi:
sarandanews.com