Detajet/ SPAK goditi grupin kriminal të trafikimit të emigrantëve, ekzekutohen 7 masa sigurimi! Mes të arrestuarve dhe 2 punonjës policie
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme. Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal për 7 persona, si dhe janë ushtruar 11 kontrolle në banesa dhe kontrolle personale të të dyshuarve. Masat e sigurimit dhe të dyshuarit: Gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” për shtetasit: K., i dyshuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të...
Burimi:
javanews.al