DETAJET/ Plagosi nënën disa herë me thikë, 26-vjeçari i papunë prej kohësh! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

DETAJET/ Plagosi nënën disa herë me thikë, 26-vjeçari i papunë prej kohësh! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë. I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën. Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest. Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai...