DETAJE TRONDITËSE: Jastëk mbi fytyrë dhe goditje në kokë, 28-vjeçarja dyshohet se sulmoi gjyshen e burrit
**28-vjeçarja dyshohet se tentoi ta vriste gjyshen e bashkëshortit, Prokuroria nis hetimet** Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur hetim ndaj një 28-vjeçareje, e cila dyshohet se gjatë një rasti të dhunës në familje është përpjekur t’i marrë jetën gjyshes së bashkëshortit, me të cilën jetonte në të njëjtën banesë. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më **15 gusht**, në një banesë në rrugën “Boris Bojadžiski”. E dyshuara dyshohet se ka hyrë në dhomën ku po pushonte gruaja 88-vjeçare, ka mbyllur derën dhe është ulur mbi të, ndërsa dyshohet se i ka vendosur një jastëk mbi fytyrë dhe e ka goditur në kokë. Sipas versionit të Prokurorisë, sulmi ka përfunduar pasi e dyshuara ka menduar se gruaja kishte ndërruar jetë. Më pas, ajo i ka treguar...
Burimi:
lajme.al