Detaje të tjera tronditëse nga vdekja e këngëtarit Mazonakis në klinikën private: Më matën aurën dhe më dhanë ilaçe homeopatike!
Akuza të reja kanë dalë në dritë lidhur me metodat e përdorura nga mjekët Karneadou, Elias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, të cilët ndodhen në paraburgim në kuadër të hetimeve për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis. Një person që pretendon se është trajtuar në klinikën e mjekëve ka përshkruar për televizionin “Mega” një sërë metodash që, sipas tij, janë përdorur gjatë vizitës. Ai tha se iu nënshtrua një ekzaminimi të cilin mjeku ia paraqiti si një lloj “skanimi” të trupit. “Më vuri në një makinë që të shkelja në tokë me këmbë të zbathura dhe të prekja disa sipërfaqe me duar, gjithashtu të zbathura. Më pas më bëri atë që supozohej të ishte një ‘skanim’ i trupit tim, që tregonte se ku isha i ndjeshëm”, deklaroi...
Burimi:
javanews.al