Detaje të reja nga vrasja e Frrok Lleshaj/ Gjakmarrjes mes fiseve në 3 dekada ka prodhuar 5 viktima

Detaje të reja nga vrasja e Frrok Lleshaj/ Gjakmarrjes mes fiseve në 3 dekada ka prodhuar 5 viktima

Po kthehej me bagëtitë ashtu si çdo ditë, por Frrok Lleshaj nuk arriti ta mbaronte rrugën deri në shtëpi. Plumbat e një pistolete nga persona ende të paidentifikuar i morën jetën 65-vjeçarit që banonte në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia është njoftuar rreth orës 21:00 për vrasjen e ndodhur por ka dyshime se viktima kishte të paktën një orë më përpara i vrarë. Nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator. Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65-vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur. Pista kryesore e vrasjes për...