Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Detaje nga ngjarja në Ulëz/ 23-vjeçari u qëllua teksa ishte në lëvizje, makina përfundoi në Liqenin e Shkopetit
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Mat, ku një i ri 23-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Gazetari Enver Doçi raporton se i riu lëvizte me një automjet kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Policia njofton se i riu, i identifikuar si 23-vjeçari me inicialet R. D., është denoncuar si i humbur nga babai i tij. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit.