DETAJE nga aksioni i SPAK/ Zbardhen EMRAT e personave të përfshirë në trafikun e kokainës

DETAJE nga aksioni i SPAK/ Zbardhen EMRAT e personave të përfshirë në trafikun e kokainës

Franc dhe Hajdar Çopja TIRANË- SPAK po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas gazetares Anila Hoxha, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prerë fletë-arresti për Franc Çopjas, i cili është arrestuar në Belgjikë dhe Ervis Çelës, i arrestuar një muaj më parë për vrasje. Ervis Çela, banues në Peqin, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, e cila e kishte dënuar atë me 21 vjet burg. Nga dënimi, Çelës i kishin mbetur pa kryer edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë. Ndaj u vendos në pranga më 25 qershor. Por mesa duket në qeli i është komunikuar një tjetër masë sigurie, tashmë për trafik të...