Dështon pretenca për ‘Plumbin e Artë’, rregullorja e re rikthen kushtet e vjetra, gazetarët nuk akreditohen, futen si publik

Dështon pretenca për ‘Plumbin e Artë’, rregullorja e re rikthen kushtet e vjetra, gazetarët nuk akreditohen, futen si publik

Nga Fatjon Gjinaj/ Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen “Plumbi i Artë”. Shkak u bë mungesa e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej dhe avokatit të tij, teksa seanca e radhës u la më 17 shtator në orën 10:00. SPAK do të lexonte pretencën lidhur me të pandehurit që akuzohen për vepra të rënda penale përfshirë disa vrasje. Ky ishte një nga proceset e para pas miratimit të rregullores së re, ku gazetarëve u ndalohet futja e celularëve dhe përdorimi i tyre, dhe u kërkohet akreditimi me kriteret e reja që janë vendosur pa konsultim. Këta të fundit kanë refuzuar në tërësi këtë rregullore dhe sot u futën në gjyq thjesht me një dokument...