Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dështon plani i pjesëtarit të stafit mjekësor të Vllaznisë, kapet në stadium me çantën plot me fishekzjarrë
👁4855
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine. Ky i fundit ishte pjesëtar i stafit mjekësor të Vllaznisë, raporton gazetari i Top Channel Endi Tufa. Top Channel