Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë
Christa Pike, e dënuara me vdekje në Tenesi, i ka mbijetuar përpjekjes së dështuar të autoriteteve për ta ekzekutuar dhe tashmë është e vetëdijshme dhe në gjendje të flasë, ndërsa vijon të marrë trajtim në spital. Avokatët e 50-vjeçares thanë se ajo është zgjuar dhe po komunikon me stafin mjekësor, megjithëse gjendja e saj mbetet e rëndë dhe prognoza ende e paqartë. Pike i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit, një medikament qetësues i përdorur në procedurën e ekzekutimit, më 30 shtator. Ajo ishte planifikuar të bëhej gruaja e parë e ekzekutuar në Tenesi pas më shumë se 200 vitesh. “Pavarësisht të gjitha gjasave, Christa Pike është e vetëdijshme, flet dhe vazhdon të marrë kujdes mjekësor intensiv. Pavarësisht dëmtimeve të rënda që ka pësuar në krahë,...
Burimi:
javanews.al