Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Dështimi i 50-të për Kuvendin e Kosovës, afati i Kushtetueses po afron
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 50-të të konstituohet, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale që ka përfshirë vendin që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca e së hënës, e thirrur për të votuar krijimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit – një kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje – dështoi pasi vetëm 53 deputetë votuan në favor të saj, larg kuorumit të nevojshëm.Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, nuk lejoi as këtë herë debat në foltore, duke nxitur kritika nga partitë opozitare për mbyllje të hapësirës së diskutimit parlamentar. Seanca e radhës...