Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dëshira e madhe e Bayern është ylli i PSG-së, bavarezët gati të japin 100 milionë euro
27 Mars 2025 17:50 Telesport Pas rinovimit me Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich, Bayern ka nisur nga puna për përforcimet që ka në mendje për të bërë gjatë merkatos së verës. Dëshira e madhe e bavarezëve është Bradley Barcola, sulmuesi anësor i PSG-së. 22-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal në krah i Kinglsey Koman, që me siguri po luan sezonin e fundit me bavarezët dhe do të largohet në verë. Bradley Barcola pëlqehet shumë nga Vincent Kompany, trajneri belg ka qenë enkas në stadium në “klasiken” e Francës mes PSG-së dhe Marseille, pikërisht për të ndjekur nga afër përformancën e 22-vjeçarit. Barcola është një lojtar kyç për Luis Enrique-n, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon. Duket e vështirë...