Deri në orën 13:00! Protestuesit i lanë një afat, por Rama suprizon me përgjigjen
Nga Redjon Shtylla Afati po mbaron, por kryeministri Edi Rama nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij, pavarësisht ultimatumit të dhënë nga protestuesit. Pas protestës së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje, sulme ndaj institucioneve, dëmtime të bizneseve dhe akte vandalizmi, protestuesit i kanë lënë kreut të qeverisë kohë deri sot në orën 13:00 për të dhënë dorëheqjen. Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet brenda afatit të përcaktuar, aksioni do të përshkallëzohet më tej. Në skenarin e paralajmëruar prej tyre përfshihet një marshim drejt Presidencës, ku synojnë t’i kërkojnë presidentit të ndërhyjë për shpërndarjen e Parlamentit. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për zhvillimet politike dhe situatën në Kryeqytet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse...
Burimi:
kohajone.com