Burimi:
Kohajone.com

Derbi Tirana-Partizani në “Arenën Kombëtare”, policia zbulon segmentet rrugore që do të bllokohen
👁3381
Mbrëmjen e sotme luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në “Arenën Kombëtare”, teksa policia ka zbuluar se cilat akse rrugore do të bllokohen. Në orën 14:00 do të spostohen automjetet që janë përreth stadiumit, ndërsa rrugët do të bllokohen në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Arena Kombëtare”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”. Sa...