Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe rrit ofertën

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe rrit ofertën

E ardhmja e Milan Skriniar mbetet ende për t’u mësuar. Pas huazimit të tij gjashtëmujor te Fenerbahçe, klubi turk synon ta mbajë qendërmbrojtësin sllovak, por do të duhet të ketë kujdes nga konkurrenca nga Galatasaray. Sipas FotoMaç, Fenerbahçe ka përmirësuar propozimin e tij financiar për të bindur Skriniar të qëndrojë. Nga 5.5 milionë euro fillestare, tani oferta ka shkuar diku tek 8 milionë euro në sezon. Por mbrojtësi dhe përfaqësuesit e tij kërkojnë një pagë prej 12 milionë eurosh në vit. Skriniar ka luajtur 16 ndeshje me këtë skuadër.
Burimi: Vizionplus.tv