Derbi i Madridit i takon Atletico-s, Mourinho dhe Reali i tij dalin me kokën ulur nga “Metropolitano” (video)

Derbi i Madridit i takon Atletico-s, Mourinho dhe Reali i tij dalin me kokën ulur nga “Metropolitano” (video)

Atletico Madrid mund 2-1 Real Madridin në derbin e madh të kryeqytetit, i luajtur në “Metropolitano” dhe që është i vlefshëm për javën e shtatë në La Liga. Pjesa e parë e derbit ishte e qetë dhe pa ndonjë rast konkret nga të dy ekipet. Momenti vetëm i diskutueshëm ishte ai minutës së 39-të, ku pati një përplasje mes Cuti Romero dhe Jude Bellingham. Arbitri risheh pamjet në ekran dhe ndëshkon vetëm me karton të verdhë qendërmbrojtësin argjentinas, pavarësisht se te Real Madrid pretendonin për karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Ndryshe nga pjesa e parë ku munguan rastet, pjesa e dytë në derbin Atletico-Real Madrid nisi vrullshëm. Në minutën e 53-të, Giuliano Simeone pengohet në zonë nga Dean Hujisen. Arbitri jep penallti...