Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana/ Policia plan masah, ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive – Balkanweb.com – News24

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana/ Policia plan masah, ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive – Balkanweb.com – News24

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjes derbi ndërmjet ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”, e cila do të luhet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe shmangien e incidenteve, forcat e rendit kanë njoftuar kufizime të qarkullimit rrugor dhe itinerare të përcaktuara qartë për lëvizjen e tifozërive përkatëse. Segmentet rrugore që do të bllokohen (Nga ora 16:00 deri në përfundim): -Sheshi “Nënë Tereza” -Rruga “Lekë Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima” -Zonat dytësore përreth stadiumit “Arena Kombëtare” -Itineraret e lëvizjes së tifozëve: Tifozët e Partizanit (Tribuna N): Nisja nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, vijimi te “Libri Universitar”, anash Presidencës, në rrugën...