Deputetja e PS: Banorët e bashkive të “shkrira” do të jenë më të privilegjuar! Do ta kuptojnë pas 2027-ës
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, deklaroi në emisionin “Puls”, me Bruna Çifligun, se banorët e bashkive që do të shkrihen në kuadër të reformës territoriale do të kenë më shumë mundësi dhe shërbime më të mira. Bylykbashi tha se i mirëkupton reagimet e qytetarëve kundër reformës, por sipas saj, ndryshimet e mëdha sjellin frikë dhe vendimmarrja duhet të bëhet duke u bazuar te nevojat afatgjata. Ajo u shpreh e bindur se pas zgjedhjeve të vitit 2027, banorët do të kuptojnë përfitimet e reformës dhe se shërbimet e jetesa e tyre do të përmirësohen. “Patjetër që këta qytetarë do të jenë më të privilegjuar sesa bashkitë e tjera, që sot janë të vogla dhe kanë mbetur akoma më vete. Do të kenë mundësi më të...
Burimi:
javanews.al