Deputeti shqiptar në Serbi apel Ramës: Duhet të na mbështesësh! Ja çfarë presim nga Lista Studentore

Deputeti shqiptar në Serbi apel Ramës: Duhet të na mbështesësh! Ja çfarë presim nga Lista Studentore

Visar Mehmeti fitoi mandatin si deputet në zgjedhjet e së dielës në Serbi, dhe i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama një angazhim më të madh për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar se bashkëpunimi me Tiranën zyrtare duhet të jetë më intensiv. “Barrën kryesore e ka kryeministri i Shqipërisë”, deklaroi ai, duke kërkuar më shumë mbështetje për komunitetin shqiptar. Një prej shqetësimeve kryesore të përfaqësuesve shqiptarë në parlamentin serb mbetet pasivizimi i adresave, të cilin Mehmeti e cilësoi si një faktor që ka penguar qytetarët të votojnë. Ai kërkoi rikthimin në fuqi të adresave të pasivizuara dhe mundësinë që qytetarët të përdorin dokumentacionin e tyre të vlefshëm. “Kërkesa kryesore është që adresat e pasivizuara të aktivizohen”, u shpreh deputeti...