Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Deputeti i PS, Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni, nuk mund të flas dot
👁3825
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”. Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, dhe po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.