Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Deputeti i PD dhe vëllai i tij godasin me grushte shoferin e kamionit (VIDEO)
👁12701
Një përplasje e dhunshme fizike për motive të dobëta është regjistruar në Devoll, ku është përfshirë deputeti Bledion Nallbati, së bashku me vëllain e tij Alti Nallbati, i njohur ndryshe si “Duçja”. Konflikti ka ndodhur me një shofer kamioni, i cili po udhëtonte tranzit nga pika kufitare e Kapshticës nëpërmjet Devollit. Sipas burimeve nga prokuroria, vëllezërit Nallbati kanë deklaruar se kamioni po lëvizte me shpejtësi dhe i rrezikonte t’i godiste nga mbrapa, çka ka sjellë agravimin e situatës. Siç shihet dhe nga pamjet, debati verbal ka përshkallëzuar shpejt në një përleshje fizike, ku Nallbati ka goditur shoferin e kamionit duke...