Deputeti i Kosovës shpërthen ndaj Ramës: Po përgjaket Shqipëria, jep dorëheqjen!
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Tiranë, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi me tone të forta emocionale dhe kombëtare, Bahtiri e cilëson përplasjen me të rinjtë si një goditje ndaj së ardhmes së Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje forcave të policisë të ndalin dhunën. Në reagimin e tij, deputeti i Vetëvendosjes përdor akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke e lidhur situatën edhe me raportet me Serbinë. Postimi i Bahtirit PO TURPNOHET SHQIPTARIA, SE STUDENTËT PO PËRGJAKEN NGA NJË PUSHTETAR QË S’KA GJAK SHQIPTARI! JEP DORËHEQJE EDI RAMA! MOS E KALL SHQIPËRINË E ISMAIL QEMAILIT E ISA BOLETINIT! Nuk ka mbetë ma...
Burimi:
sot.com.al