Deputetët si tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim as në seancën e 52-të

Deputetët si tremb Kushtetuesja, s’ka konstituim as në seancën e 52-të

Kosova E Premte, 25 Korrik 2025 17:07 Kuvendi dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52. Seanca u ndërpre sërish në pikën e votimit për ngritjen e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë. Kushtetuesja që kufizoi afatin për vendimmarrje të Kuvendit deri të shtunën nuk solli ndonjë ndryshim në sjelljen e 120 deputetëve, të cilët i qëndruan besnikë pozicioneve që kanë mbajtur që nga fillimi. Krerët e partive deri dje në opozitë mirëpritën masën e pezullimit të Kushtetueses. “Dëshira jonë ka qenë që kjo të ndodhë tashmë, që të ketë një aktgjykim para se të skadojë afati, në mënyrë...