Deputetët rikthehen në Kuvend, të enjten seanca plenare

Deputetët rikthehen në Kuvend, të enjten seanca plenare

Pas më shumë se dy muaj pushim, Kuvendi do t’i rikthehet punës të enjten, më 22 maj. Një ditë para, të mërkurën do të zhvillohet konferenca e kryetarëve. Mësohet se PD do të shkojë në seancë për të denoncuar zgjedhjet. Parlamenti zhvilloi seancën e fundit më 17 mars. Trupa aktuale ligjvënëse në shtator do të duhet t’u lërë vendin deputetëve të dalë nga vota e 11 majit./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv