Burimi:
Sot.com.al

Depozitat me afat në Lekë u rritën për herë të parë pas një dekade, shkak përmirësimi i normave të interesit
👁12086
Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh radhazi në rënie. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fund të vitit 2024, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 207 miliardë lekëve, në rritje me 3.5% krahasuar me të njëjtën një vit më parë. Përmirësimi i normave të interesit të depozitave në 2024 duket se ka rritur stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat. Veçanërisht në gjysmën e parë të vitit 2024, normat e interesit të depozitave me afat shënuan rritje të ndjeshme, deri...