Denoncoi vëllain e deputetes së PD-së se i nxori armën, policia e arreston!

Denoncoi vëllain e deputetes së PD-së se i nxori armën, policia e arreston!

Një qytetar nga Kurbini i është drejtuar Fiks Fare duke denoncuar mosveprimet e organeve ligjzbatuese për hetimin e z. Markelian Hoti, vëllai i deputetes së PD-së Elda Hoti. Aleks Dalipi tregon se në vitin 2021 është qëlluar me armë në Milot nga Markeliani, por policia dhe prokuroria nuk e kanë hetuar ngjarjen. Sipas tij, autori nuk është kapur në atë kohë dhe se ekspertiza e gjurmëve të barutit në duar i është bërë babait të tij (edhe të deputetes). Më pas çështja është pushuar. Ndërkohë, Aleksi tregon edhe një ngjarje të ndodhur më datë 4 prill 2025, në zonën pranë...
Burimi: Javanews.al