Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë

Denoncoi lidhjet e shefit të policisë me krimin e organizuar, si u vra para të birit ish-prokurori në Guatemalë

Shefi i policisë së Guatemalës, David Custodio, dhe zëvendësi i tij, Esvin Kitche, janë shkarkuar nga detyra pas vrasjes së ish-prokurorit Juan Francisco Solorzano Fopa, i cili kishte denoncuar lidhjet mes zyrtarëve, politikanëve, biznesmenëve dhe grupeve kriminale në vend. Lajmi u bë i ditur të martën nga ministri i Brendshëm, Marco Antonio Villeda, i cili tha se ndryshimet në drejtimin e policisë janë pjesë e një procesi hetimor të nisur pas vrasjes së ish-prokurorit. Solorzano Fopa, 43 vjeç, u vra më 17 tetor në mes të ditës, përpara të birit, në një qendër sportive në kryeqytet. Ish-prokurori kishte denoncuar publikisht lidhjet e dyshuara mes autoriteteve, politikanëve, biznesmenëve dhe bandës kriminale Barrio 18, e konsideruar ndër më të fuqishmet në Guatemalë. Ai kishte akuzuar drejtpërdrejt edhe...