Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Denoncoi 2 ministre dhe 3 kryebashkiakë të PS për takimin e Greqisë, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit
👁2791
Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Denoncimi ishte bërë pas pamjeve të një emisioni të televizionit të familjes së Sali Berishës, ku pretendohej se PS nëpërmjet funksionarëve dhe zyrtarëve të saj të lartë vendorë të qarkut Fier dhe dy ministret e kabinetit “Rama”, kishte kryer krim elektoral në Greqi, për votën e diasporës gjatë takimit në muajin shkurt 2025 në Athinë, me emigrantët. Kallëzimi ishte depozituar konkretisht për: Ogerta Manastirliun, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa,...