Denoncimi: Sako shpërblen koordinatorin e PS me fondet e rindërtimit, familjet e prekura në rrugë të madhe

Denoncimi: Sako shpërblen koordinatorin e PS me fondet e rindërtimit, familjet e prekura në rrugë të madhe

Rindërtimi pas tërmetit të vitit 2019 vazhdon të jetë një plagë e hapur për shumë qytetarë të Durrësit. Gjashtë vite pas tragjedisë, shumë familje nuk kanë hyrë ende në banesat e reja, ndërsa situata e tyre është rënduar edhe më tej nga humbja e bonusit të qirasë, të cilin nuk e marrin prej tre vitesh. Në këtë sfond, dyshimet janë ngritur se fondet e destinuara për rindërtimin janë kthyer në shpërblime për zyrtarët e Bashkisë dhe koordinatorët e Partisë Socialiste, të cilët dyshohet se kanë përfituar shuma marramendëse. Një shembull konkret i kësaj situate është rasti i Gerald Gjergj Dautaj,...