Burimi:
Gijotina.com

Denoncimi i PD: Eco Riciklim vazhdon të marrë tenderat e QSUT. Kontrata e fundit 1.7 mln euro
👁10832
Është e disata herë që kompania Eco Riciklim shpk denoncohet nga PD. Sipas PD, Eco Riciklim drejton monopolin e procedurave tenderuese me objekt asgjësimin e mbetjeve spitalore të prokuruara nga MSH dhe institucionet e varësisë. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Para disa ditësh në buletinin e APP së, nr.14, datë 25 Mars 2025 u publikua njoftimi i fituesit nga QSUNT për operatorin e vetëm pjesëmarrës në garë, Eco Riciklim, me objekt: ‘Trajtim dhe asgjësim i mbetjeve spitalore të rrezikshme për 24 muaj (kodet 18.01.01, 18.01.03, 18.01.08)’, me vlerë të ofertës 100 % të fondit limit.