Denoncimi i parë në Polici për videot e Hilës, efektivët shkojnë edhe në studion e kompozitorit

Denoncimi i parë në Polici për videot e Hilës, efektivët shkojnë edhe në studion e kompozitorit

Rasti i videove të publikuara online, ku përfshihet kompozitori Adi Hila, ka kaluar tashmë në duart e policisë. Për ngjarjen është bërë denoncimi i parë, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet lidhur me shpërndarjen e materialeve në faqe të ndryshme në internet. Denoncimi lidhet konkretisht me publikimin dhe shpërndarjen e videove online. Një ditë më parë, Adi Hila është paraqitur në Komisariatin e Policisë, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin. Gjatë deklarimeve, kompozitori ka sqaruar se kamerat e vendosura në banesën e tij kanë pasur si qëllim sigurinë, ndërsa ka mohuar që videot të jenë publikuar prej tij. Në kuadër të hetimeve, policia ka kryer edhe kontrolle në banesën e Hilës, ku janë konstatuar kamera. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë...