Denoncimi i fortë/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë Kamëz me vlerë 5,4 mln€

Denoncimi i fortë/ Ja si Rakip Suli po prish stadiumin për të ndërtuar godinën e re të Bashkisë Kamëz me vlerë 5,4 mln€

Partia e Lirisë denoncoi sot publikisht kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, se po bën tenderime luksi për zyrat e reja të Bashkisë, duke shembur stadiumin ekzistues. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, doli sot në një deklaratë për mediat, ku theksoi se do shpenzohen 5,4 mln euro për ndërtimin e godinës së re të bashkisë së Kamzës, kur eksiztuesja është funksionale dhe e mjaftueshme. Ajo denoncoi edhe mungesën e rrugëve, parqeve, spitalit dhe tani stadiumit që do shembet për të ngritur godinën për institucionin. Merja vuri në dukje edhe kaosin institucional, pasi një pjesë e zyrave të bashkisë sipas saj janë...