Burimi:
Sot.com.al

Denoncimet për abuzimet me pronat në Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ndëshkon gjyqtaren Arta Llazari, çfarë u vendos
👁5738
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedim disiplinor ndaj gjyqtares Arta Llazari, e cila ushtron detyrën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër. Pas shqyrtimit të hetimeve, Këshilli vendosi masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj” për gjyqtaren. Hetimi ndaj gjyqtares Arta Llazari u nis pas 11 ankesave të paraqitura për veprime dhe mosveprime që përbëjnë shkelje të afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe për mosvënien në lëvizje të çështjeve civile. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte propozuar shkarkimin nga detyra, duke argumentuar se...