Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh dhe grabitje të pasurive publike/ Bardhi: Tonditëse! SPAK t’i administrojë materialet pa asnjë vonesë

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh dhe grabitje të pasurive publike/ Bardhi: Tonditëse! SPAK t’i administrojë materialet pa asnjë vonesë

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Intervista e mbrëmshme e ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike ngrenë akuza jashtëzakonisht serioze për mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës. Këto nuk janë më thjesht akuza politike. Janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pandikuar nga SPAK. SPAK duhet t’i administrojë këto materiale pa asnjë vonesë. Sepse ajo që pretendohet është tronditëse: ndarje pasurish publike, favorizim interesash private, presione ndaj bizneseve dhe përdorim i parave të shqiptarëve jashtë rregullave dhe transparencës. Këto akuza provojnë se kemi përpara një sistem të kapjes së shtetit, jo një qeverisje normale. Por më e rëndë është ajo që tregohet në lidhje me kompaninë shtetërore KAYO dhe mundësinë e trafikimit ndërkombëtar...