Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Dënohet me gati 5 vjet burg serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë shtetasin serb Millosh Antoviq, i cili pranoi fajësinë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Antoviq dhe prokuroria kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë, e cila është aprovuar nga trupi gjykues më 4 gusht.Përveç dënimit me burg, Antoviq është gjobitur me 20 mijë euro, të cilat do t’i paguajë me këste brenda një afati dyvjeçar.Antoviq përballej me disa akuza...