“Dënimi i Thaçit është kryekëput politik”- Ish-ambasadori Bimo: Mes Tiranës dhe Prishtinës ka një përçarje evidente dhe mungesë koordinimi!

“Dënimi i Thaçit është kryekëput politik”- Ish-ambasadori Bimo: Mes Tiranës dhe Prishtinës ka një përçarje evidente dhe mungesë koordinimi!

Ish-ambasadori Roland Bimo, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe Tiranë, duke u ndalur te vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i dënuar me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë. Bimo e cilësoi vendimin si politik, ndërsa ngriti shqetësimin për përçarjen mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe mungesën e koordinimit mes dy vendeve. Sipas tij, situata aktuale tregon një mungesë bashkërendimi që nuk ka qenë e pranishme më parë. Ai u ndal edhe te incidenti me këngën, duke theksuar se çështje të tilla nuk mund të konsiderohen të parëndësishme, pasi mund të jenë tregues të problemeve më të thella ose të veprimeve të qëllimshme. “Historikisht në këtë pjesë të botës nuk...