“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?
Reagimi i plotë: KU GABUAM… ?Pas deklarimit të vendimeve të Hagës në dënimin për “krime lufte” të drejtuesve të UÇK-së, vjen një reflektim i cili bllokohet nga pyetja “Ku gabuam?”… Dënimet e fundit në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në një varrezë ambicjesh!Prezenca e politikanëve sot, i ngjan shpejgimit dorëzues se “… në fund, nuk munda të bëj asgjë, veç të isha i pranishëm!” Në të tilla momente njeriu sajon histori për ti dhënë kuptim të shkuarës… derisa trillimi zëvendëson të vërtetën! Ky është ngushëllim por jo justifikim!Ngushëllimi i parë është ai që UÇK doli e pastër nga gjykimi në Hagë! UÇK po rikonsiderohet si një “ushtri e mirë” por me drejtues të akuzuar për krime lufte!…Kriza që prodhoi Haga, nuk është vetëm politike!...
Burimi:
javanews.al