Dëmtimi i Messit, klubi i tij bën misteriozin për kohën e mundshme të rikuperimit

Dëmtimi i Messit, klubi i tij bën misteriozin për kohën e mundshme të rikuperimit

4 Gusht 2025 11:55 Alfred Lleshi Inter Miami ka njoftuar se Lionel Messi vuan nga një “dëmtim muskulor i lehtë” në këmbën e djathtë. Klubi nuk ka dhënë më shumë detaje dhe as një afat të saktë rikuperimi. Ylli argjentinas e braktisi fushën në minutën e 11-të të ndeshjes ndaj Necaxa në “Leagues Cup” dhe iu nënshtrua analizave mjekësore këtë të diel, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Javier Mascherano, trajneri i Inter Miami, deklaroi pas ndeshjes: “Leo ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës. Deri në analizat mjekësore nuk do ta dimë shkallën e dëmtimit. Nuk kishte...